Flash News

KRYESORE

Kërcënimet nga UEFA për trukim ndeshjesh, Qipro pezullon kampionatin

Kërcënimet nga UEFA për trukim ndeshjesh, Qipro pezullon

Kampionati i futbollit të Qipros është pezulluar në divizionin e dytë, për shkak të trukimeve të ndeshjeve, ku janë luajtur shifra marramendëse.

Kërcënimet nga UEFA dhe aludimet për arenë trukimesh në favor të basteve në kompanitë aziatike, kanë detyruar drejtuesit e Federatës të marrin këtë vendim.

Gjithashtu, çështja ka kaluar edhe në duart e autoriteteve vendase, të cilat kanë marrë situatën në kontroll.

Ndërkohë, organet përkatëse janë duke hetuar 3 ndeshje të kampionatit dhe një të Kupës, për të cilat raportohet se janë luajtur shifra stratosferike në baste.

Të fundit