Flash News

KRYESORE

Kërcënimi i Arif Tafanit, reagon Bashkia për deklaratën e ish-kryeministrit: Shpifja e radhës

Kërcënimi i Arif Tafanit, reagon Bashkia për deklaratën e

Pasditen e sotme kryetari i bashkisë së Belshit ka ka deklaruar se është kërcënuar me armë nga vëllai i ish-rivalit të tij. Deklaratë e cila është komentuar nga ish-kryeministri Berisha. Ish-kryeministri përmes një statusi në ‘Facebook’ ka bërë publike mesazhin e një qytetari i cili kishte deklaruar se Arif Tafani ka shembur lokalin e Rajan Tafanit dhe shumë të tjera për të ndërtuar pallatin e tij në qendër të Belshit, shprehet denoncuesi ne profilin e Berishës.

Për këtë deklaratë nuk mund të mos kishte një reagim edhe nga bashkia e Belshit e cila e konsideron këtë deklaratë të Berishës si një shpifje fund e krye.

Statusi i plotë i Bashkisë Belsh:

Komuniteti  i bashkisë Belsh ka shprehur indinjatën e thellë dhe e kanë  cilësuar të paprecedentë incidentin  që i ndodhi mesditën e të hënës kryetarit të Bashkisë Belsh z.Arif Tafani i cili u kanos me armë zjarri nga një 31 vjeçar për shkak të detyrës .

Ky komunitet dhe administrata e Bashkisë Belsh kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbatimin e rreptë të ligjit ndaj personit që kanosi me armë zjarri kryebashkiakun Arif Tafani .

Ndërkaq Bashkia Belsh hedh poshtë me neveri dhe përbuzje publikimin e shpifjes së radhës të Sali Berishës i cili i referohet të ashtuquajturit “qytetarit dixhital” sipas të cilit aty ku u prish lokali me vlerë 300.000€ i familjes së 31 vjeçarit që kanosi kryebashkiakun  po ndërtohet pallat pasi ky është një trillim fund e krye me të cilin Berisha i nxjerr bojën vetes dhe “qytetarit dixhital” pasi bregu i liqenit të Belshit falë Rilindjes Urbane është çliruar nga ndërtimet e paligjshme dhe sot aty nuk ka asnjë lloj ndërtimi , por bregu i liqenit është kthyer në një atraksion turistik që po mahnit jo vetëm vëndasit por edhe të huajt.

Kështu që sado të shpifë e intrigojë Berisha ,nuk mund të hedhë dot baltë mbi belshakët dhe punën e shkëlqyer që po bëhet në Belsh .Berisha sado të përpiqet të nxijë e sterrosë nuk mund të marrosë më askënd .Ai me publikimin e rradhës tregoi fytyrën e vërtetë të shpifësit më të ndyrë .Belshi dhe belshakët dijnë më mirë se kushdo se çfarë është bërë si duhet .Belshin dhe belshakët nuk i ndal askush në rrugën e zhvillimit as me shpifje e as me kërcënime për të modernizuar gjithçka ashtu si ata duan. Megjithëse Berisha e ka përbuzur vazhdimisht Belshin , ne e mirëpresim ta vizitojë dhe të relaksohet në Belshin e Rilindur pasi ndoshta    gjen shpëtim e shërim njëherë e përgjithmonë edhe nga sëmundja e ” qytetarit dixhital” që po e shkatërron jo vetëm si politikan por edhe si njeri,” shkruhet në njoftimin për shtyp të Bashkisë së Belshit

Deklarata e Berishës:

E verteta e kercenimit me 300 mije Euro te narko-kryetarit te Belshit!

Lexoni messazhin e qytetarit dixhita. sb

“Doktor po ju shkruaj nga Belshi. Kryetari i Bashkise Belsh Arif Tafani paska nxjerre lajmin se e kane kercenuar me arme.

Dua te them se personit te akuzuar ky bashke me biznesmenet e vet ne belsh i kane prishur lokalin me vlere 300 mije euro. I kishte letrat e rregullta por Arif Tafani dhe financuesi i PS Sopot Ferhati ia prishen per te bere pallatin e tyre ne mes te Belshit.

Nuk di nese eshte kercenuar me verte apo jo sepse edhe mundet por ngjarja keshtu eshte. Keta kane shkaterru gjith Belshin per te ndertuar pallatet e tyre”

 

Të fundit