Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alma Lama
Para tri ditësh opinioni në Kosovë u trondit nga thirrja publike për vrasje që një anëtar i një partie politike bënte në Facebook, për kryetarin e VV-së, z. Albin Kurti, kandidat për kryeministër. Reagimet ishin të shumta, si për ta dënuar këtë akt, ashtu edhe reagimi i policisë që e arrestoi personin në fjalë. Mbase ky rast shërben si shembulli më i mirë për të ilustruar një fenomen që prej kohësh është bërë shqetësues në Kosovë: rritjen e mungesës së tolerancës.
Rastet e tjera të kësaj mungese tolerance, që lidhet me disa faktorë siç janë ndryshimi i gjuhës së mediave, zhvillimin e mediave sociale dhe shfrytëzimi i tyre nga ana e atyre që kërkojnë të dëmtojnë apo bëjnë keq, pabarazitë ekonomike, pakënaqësitë politike, krimi, korrupsioni, janë të pafund.
Unë vetë, kam marrë (dhe vazhdoj të marr herë pas here) me mijëra sharje, fyerje e kërcënime nëpërmjet rrjeteve sociale. Manifestimi i urrejtjes së tyre ndaj meje, lidhet me një proçes të gjatë të dehumanizmit tim që kanë bërë disa media me agjenda persekutuese, dhe rrjetet sociale të përdorura nga grupet ekstremiste politike dhe fetare. Shumë herë në të shkuarën i jam drejtuar Policisë së Kosovës, por është e qartë se ky është një fenomen që nuk mund ta ndalin prangat që i vihen dikujt.
Është një fenomen masiv, në një shoqëri moderne, ku informacioni lëviz me shpejtësi të jashtëzakonshme, ku askush nuk ka kohë të përqendrohet e të thellohet, dhe gebelsianëve iu ka riardhur dita të manipulojnë faktet dhe të nxisin urrejtje, të linçojnë njerëz, të dehumanizojnë, të rrisin padurueshmërinë ndërmjet grupeve të caktuara shoqërore, fetare, politike, etnike. Prandaj duhen marrë dhe trajtuar seriozisht thirrjet për vrasje dhe të gjitha kërcënimet e linçimet që bëhen ndaj individëve.
Dikush mund të thotë se personi i lartpërmendur, që bënte thirrje publike për vrasje, mund të jetë shprehur në mënyrë të tillë nga mllefi, dhe nuk kishte ndërmend të kryente krimin, pasi ata që kanë ndërmed të bëjnë krime nuk flasin publikisht, por problemi është se thirrjen e tij publike mund ta dëgjojë edhe dikush që mendon se porosia e tij e duhet çuar në vend. Të njëjtin problem kam pasur për t’iu shpjeguar prokurorëve që nxitja e urrejtjes fetare, mund të rezultojë me pasoja fatale, pasi aktin mund ta kryejë dikush tjetër, pra të nxiturit, dhe jo vetë nxitësi. Pikërisht kjo është arsyeja që nxitja e urrejtjes konsiderohet vepër penale.
Edhe kërkesën për ta falur kërcënuesin publik, nga ana e Kurtit e gjykoj të pavend, pasi çdokush duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit për veprat e tij. Nuk jemi në kohën e Kanunit. Për më tepër, kjo kërkesë e bërë nga një dikush që nesër pritet të bëhet kryeministër, çon një mesazh të gabuar te të gjithë kërcënuesit e linçuesit. Janë institucionet e drejtësisë që duhet të vendosin nëse personi në fjalë duhet të qëndrojë në burg apo të kthehet në shtëpi, bazuar në veprën penale të konsumuar prej tij, shkallën e rrezikshmërisë që paraqet për individin dhe shoqërinë, dhe sjelljen e tij, si psh. pendesa.
Rastet e lartpërmendura dhe shumë e shumë të tjera, ku personat lincohen e kërcënohen në mënyrë të papërgjegjshme, ku tentohet të vihen në shtyllën e turpit dhe sistemi gjyqësor zëvendësohet me gjyqin publik si në kohën e inkuzicionit, ku njerëz të painformuar apo të keq informuar nxitojnë të japin verdiktet e tyre, po përsëriten gjithnjë e më shpesh në Kosovë. Rrjetet sociale të nxitura edhe nga mediat joprofesionale dhe qëllimkëqija, që shkelin përditë etikën e gazetarisë, janë shndërruar në “makina të grirjes së mishit”, ku çdo ditë fusin dikë për ta copëtuar. Asnjë respekt për dinjitetin e njeriut, asnjë kujdes për rrezikun që iu shkaktojnë njerëzve duke i dehumanizuar e poshtëruar. Këtu nuk po flasim për kritikën konstruktive, që është dhe duhet të jetë e pranishme në një shoqëri demokratike.
Përmasat e shfaqjes së këtij fenomeni global, në shoqërinë Kosovare, flasin për një mungesë të theksuar të tolerancës. Mungon toleranca në politikë, mungon toleranca te disa grupe fetare, dhe të gjitha argumentet janë se toleranca mungon në çdo hallke të shoqërisë, përfshirë edhe raportet familjare.
Duke qenë një shoqëri që ka përjetuar dhunë dhe represion, është e shpjegueshme deri diku kjo mungesë tolerance, mirëpo 20 vite pas luftës, ku është një brez i tërë që nuk e ka përjetuar drejtpërdrejt dhunën serbe, dhe me një investim të jashtëzakonshëm të bashkësisë ndërkombëtare, do të duhej që gjendja të ishte më ndryshe.
Fatkeqësisht nuk është kështu.
Nëse në vitet e para të pas luftës mungesën e tolerancës dhe agresivitetin politik e nxisnin partitë që kishin dalë nga lufta, ku përveç gjuhës agresive, pati edhe shumë vrasje politike dhe jo politike ndërmjet shqiptarëve; në dekadën e fundit, intoleranca dhe fryma revanshiste është nxitur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe grupet radikale fetare. Mosdurimi i tjetrit, mospranimi i ideve të tjetrit, shpallja si armik e kujtdo që mendon ndryshe nga turma, refuzimi i fakteve, ngritja e teorive konspirative për gjithçka, veshja e akuzave me teori konspirative për interesa politike, gjuha e rëndë fyese e diskriminuese, dikursi i helmuar politik, shpallja e njerëzve brenda natës në heronj dhe tradhëtarë, janë të dëmshme për kohezionin e secilës shoqëri, përfshirë ato më të konsoliduarat. Ndërsa për shoqëri të brishta, ato mund të rezultojnë fatale.
Është koha e fundit që mekanizmat shtetërore të veprojnë me seriozitet ndaj kërcënimeve online dhe nxitësve të tyre. Mediat, duhet t’i kthehen etikës së gazetarisë që ka vite që e kanë braktisur (me pak përjashtime) dhe janë bërë levë ose e korrupsionit, ose e babëzisë për fitim, duke shkelur mbi dinjitetin e njerëzve. Është e nevojshme që deputetët e kësaj legjislature të miratojnë një ligj kundër linçimit publik, siç e kanë disa shtete ku ky fenomen ka qenë i pranishëm në të shkuarën. Është e domosdoshme që subjektet politike të ndryshojnë në mënyrë rrënjësore diskursin publik, ku përjashtimi dhe linçimi të zëvendësohen nga kritikat kontruktive.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38