Kërcënimi i Trump për Tiktok-un, Microsoft në bisedime për të blerë aplikacionin kinez

TikTok
TikTok

Pas deklaratave të presidentit të SHBA, Donald Trump, lidhur me mbylljen e aplikacionit kinez TikTok, kompania Microsoft ka nisur bisedimet për ta blerë këtë platformë.

TikTok është në pronësi të ByteDance, një kompani kineze e internetit, e cila vlerësohet me rreth 100 miliardë dollarë.

Zyrtarët e administratës Trump janë shprehur se janë të shqetësuar, pasi sipas tyre TikTok paraqet një kërcënim për sigurinë kombëtare duke qenë se zotëron të dhënat e mijërave përdoruesve amerikanë.

Presidenti Trump bëri me dije pak ditë më parë se është i gatshëm të japë një urdhër që do të detyrojë ByteDance të shesë operacionet e TikTok në SHBA.

Por përfaqësuesit e TikTok nuk iu përgjigjën këtyre kërkesave dhe një zëdhënës i Microsoft nuk pranoi të komentojë më tej.

Tashmë mbetet për tu parë nëse Microsoft dhe kompania kineze do të bie dakord për aplikacionin TikTok, i cili u shpall si aplikacioni më i shkarkuar ndonjëher në Playstore.