Flash News

KRYESORE

Kërcënimi i inspektorëve të UEFA-s, reagon klubi Skënderbeut

Kërcënimi i inspektorëve të UEFA-s, reagon klubi

Klubi i Skënderbeut pas lajmit të publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s, ku thuhej se 2 inspektorët që po hetonin dosjen e Skënderbeut janë kërcënuar me jetë. Në reagimin e tij, klubi korçar mohon kategorikisht dyshimet dhe akuzat se persona të lidhur me klubin kanë kërcënuar me jetë inspektorët e organizatës europiane të futbollit.

“Duke marrë shkas nga lajmi i publikuar së fundmi në portalin e UEFA-s, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ mohon kategorikisht dyshimet dhe akuzat se persona të lidhur me klubin kanë kërcënuar me jetë inspektorët e organizatës europiane të futbollit.

Një veprim i tillë është totalisht jashtë natyrës së qetë, qytetare dhe ‘Fair-Play’ të klubit tonë dhe drejtuesve më të lartë të ekipit.

Nëse ka pasur kërcënime atëherë KF Skënderbeu inkurajon organet përkatëse ti shkojnë deri në fund çështjes”, thuhet ndër të tjerash në reagim.

 

Të fundit