Flash News

KRYESORE

Kërcënimi ndaj funksionarit demokrat, reagon PD: Policia të arrestojë porositësit e aktit kriminal!

Kërcënimi ndaj funksionarit demokrat, reagon PD: Policia të

Ditën e sotme makinës së këshilltarit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, Xhafer Meçes i vunë flakën. Meçe u shpreh se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.

Pas ngjarjes ka reaguar dhe Partia Demokratike e cila i bën thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhin pa vonesë ngjarjen dhe të arrestojnë e vendosin para ligjit autorët dhe porositësit e këtij akti të shëmtuar kriminal.

“Partia Demokratike shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për këshilltarin tonë në Bashkinë e Tepelenës z. Xhafer Meçe dhe familjarët e tij”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD-së.

Të fundit