Flash News

KRYESORE

Kërcënimi ndaj Salianjit, Pjerin Ndreu: Bëra shaka, ai e mori seriozisht

Kërcënimi ndaj Salianjit, Pjerin Ndreu: Bëra shaka, ai e mori

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu pretendon se ka bërë shaka dhe nuk e ka kërcënuar kolegun demokrat, Ervin Salianji, gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë. Ndonëse kërcënimi u regjistrua nga kamerat, Ndreu pretendon për një shaka me Paulin Stërkajn, ndërsa Salianji e ka marrë seriozisht.

Salianji del në konferencë pas sherrit me Ndreun: Më kërcënoi për të më frikësuar, po kërkojnë t’i mbyllin gojën opozitës

Reagimi:

Ne lidhje me nje konference per shtyp te Salianjit te PD qe gjoja e paskam kercenuar! E para nuk kam kercenuar askend por po benim shaka me kolegun Sterkaj dhe Salianji menjehere e merr seriozisht! E dyta une e kuptoj se ka deputete delirante qe kerkojne alibi per ndonje medalje ne politike dhe mezi presin te bejne kastravecin dhe viktimen. Por te rrine te qete se nuk nuk do i japim kenaqesine qe kerkojne me ngulm duke provoku ne cdo rast. Ne do vazhdojme punen pa u provokuar nga askush duke i lene ne budallekun e vet keta ekzemplare qe stermundohen te imitojne dike e te qurraviten para kamerave me kercenime qe nuk ekzistojne!

 

Të fundit