Flash News

KRYESORE

Kërcënimi i Patozit: Nëse Berisha do na dalë përballë, do jemi kundër tij

Kërcënimi i Patozit: Nëse Berisha do na dalë

Astrit Patozi e ka krijuar grupin e tij anti-Basha brenda PD-së, grup që ai e sheh të aftë edhe për të sfiduar liderin historik, Sali Berisha.

Patozi tha në ‘Top Story’ se ky grupim do t’i imponohet Lulzim Bashës pasi të strukturohet. Ai theksoi se është gati të përballet me Berishën nëse ai i del kundër.

“Ne do t'i imponohemi Bashës dhe kujtdo që është me të, pasi të strukturohemi. Kundërshtar kemi Ramën. Nëse zoti Berisha do të na dalë përballë, ne do jemi edhe kundër tij”, tha Patozi.

Ish-deputeti komentoi edhe nismën e fundit të Bashës për reformën zgjedhore, duke e konsideruar si “lëvizje për të fshehur plagët e PD-së”.

Thirrja e Berishës për bashkim, rishfaqet Astrit Patozi: Jemi gati, por Basha të njohë ekzistencën e frontit të ri

Të fundit