Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Kërcënimi i Ruçit për Metën: Mund të jesh presidenti i parë që do provosh shkarkimin
Gramoz Ruçi ka kërcënuar hapur dhe në mënyrë të drejtpërdrejt Ilir Metën se mund të behet presidenti i parë që do të provojë shkarkimin.
Duke folur nga Fieri, deputeti i PS theksoi se kërcënimet e Metës për mosdekretim të qeverisë pas zgjedhjeve janë të kota. Ruçi tha se nëse Meta ka këto mend, më mirë të mos e bëjë betimin më 24 korrik .
“Presionet dhe shantazhet që bën me votat e socialistëve që e zgjodhën edhe president, qe nuk do të dekretoj as qeverinë, janë të kota. Nëse ka këto mend të mos e bëjë betimin në 24 korrik. Nëse do shkojë me këto mend e do shkelë kushtetutën, është burri i parë që i ka provuar të gjitha, por do të jetë edhe presidenti i parë që do të provojë shkarkimin dhe i pari që do ta firmosë do të jetë Gramoz Ruçi”, deklaroi Ruçi.
Ky është kërcënimi i parë serioz që i bëhet Meta që pas zgjedhjes president me votat e PS.
Ruçi i përgjigjet sulmeve të Metës: Të dhamë gjithçka, por njeri nuk të bëmë