Flash News

KRYESORE

Kërcënimi rus në Ballkan, Xhaçka kërkesë Mattis: Duam prezencë të industrisë amerikane

Kërcënimi rus në Ballkan, Xhaçka kërkesë Mattis:

Sekretari i Mbrojtjes James N. Mattis priti dje në Pentagon Ministren e Mbrojtjes shqiptare, Olta Xhaçka.

Nisur nga ndikimi rus në shtetet e Ballkanit, ministrja shqiptare i kërkoi homologut të tij amerikan që të shtojë prezencën e trupave ushtarake në Shqipëri.

“E lumtur për fjalët e mrekullueshme për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis. Shqipëria do të vijojë të jetë përkrah #SHBA si një partner i pazëvendësueshëm e strategjik. Në besojmë, dhe këtë ia shpreha edhe sekretarit Mattis, se ka ardhur koha për një gjurmë të SHBA ose NATO-s në vendin tonë. Jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion bazat tona detare/kapacitetet tona tokësore/ajrore/detare dhe dëshirojmë të shohim një rritje të prezencës së industrisë amerikane të mbrojtjes në Shqipëri”, shprehet Xhaçka.

Nga ana tjetër, sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis u shpreh se Shqipëria është aleati i SHBA jo vetëm në uniformë, por në të gjitha aspektet.

 

Të fundit