Flash News

KRYESORE

Kërcënimi me thikë i trajnerit Ernest Gjoka/ Federata merr një vendim për ndeshjen e Vllaznisë

Kërcënimi me thikë i trajnerit Ernest Gjoka/ Federata merr

Federata Shqiptare e Futbollit ka shtyrë për ditën e dielë ndeshjen e Kategorisë Superiore midis Luftëtarit dhe Vllaznise, pas ngjarjes së rëndë, ku një person tentoi të qëllonte me thikë trajnerin e kuqebluve, Ernest Gjoka.

Nga ana tjetër, ngjarja u dënua edhe nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila theksoi së një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në vitin 1997.

“Ngjarja e djeshme ishte skandaloze, mund të them se është shumë e rëndë dhe e pafalshme. Të cënosh numrin një të ekipit të Vllaznisë, trajnerin, atëherë është njësoj si të kesh cënuar Bashkinë, qyetetin dhe komunitetin.

Ajo që unë dua të them është se kjo ngjarje nuk është e Shkodrës. Kushdo që do të kërkojë cënimin e punës së ekipit dhe Bashkisë Shkodër, nuk ka për t’ia arritur. Ne jemi të hapur, transparent dhe nuk kemi lidhje me dikë apo disa që duan të na cënojnë. Kjo nuk ka ndodhur as në vitin 1997 dhe fakti se ka një ngjarje të tillë, është e rëndë për këtë qytet. Megjithatë kjo na motivon për ngritjen e këtij ekipi”, tha ndër të tjera Ademi.

Policia e Shkodrës vazhdon hetimet për të zbardhur motivet e kësaj ngjarje dhe arrestimin e autorit.

Të fundit