Flash News

KRYESORE

Kërcënimi i Vuçiç: Deklarata për Kosovën e Izetbegoviqit ka pasoja

Kërcënimi i Vuçiç: Deklarata për Kosovën e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se deklarata për Kosovën e anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq, është komplekse dhe me pasoja të gjera, që duhet të merren parasysh në mënyrë serioze.

Në një intervistë për Deutsche Welle-n, Izetbegoviq ka thënë se sa i përket tij, Kosova, deri më tani, është dashur të njihet nga Bosnja.

I pyetur nëse Bosnja do ta njohë Kosovën, Izetbegoviq ka thënë: “Shpresoj se po”. Vuçiq tha të martën se Serbia do të vendosë për përgjigjen e saj ndaj kësaj deklarate. Ai u shpreh se të enjten do të mblidhet Këshilli për Siguri Kombëtare i Serbisë.

“Shumëçka ka ndryshuar pas kësaj interviste”, tha Vuçiç.

Zyra e Izetbegoviqit reagoi të martën, duke thënë se agjencia serbe e lajmeve Tanjug ka postuar lajm të rremë kur ka thënë se Izetbegoviq ka deklaruar se Bosnja do ta njohë Kosovën.

“Pjesë të intervistës që anëtari i Presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq, ka dhënë për Deutsche Ëelle-n, agjencia Tanjug i ka transmetuar në mënyrë të pasaktë, jashtë kontekstit dhe në mënyrë tendencioze, duke shtrembëruar vetë thelbin e deklaratës”, tha në reagim zyra e Izetbegoviqit.

Të fundit