Flash News

KRYESORE

Kërcënohen mbështetësit e një force politike, policia procedon autorët

Kërcënohen mbështetësit e një force politike, policia

Një biznesmen në qytetin e Gramshit është kanosur nga tre persona para dyqnit te tij.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se kanë nisur procedim në gjëndje të lire në ngarkim të 3 shtetasve: – B.B., 35 vjeç – V.B., 31 vjeç – M.H., 25 vjeç, të tre banues në Gramsh dhe përfaqësues të një subjekti politik.

Të tre personat dyshohet të kenë kanosur shtetasin A.XH, 37 vjeç, banues në Gramsh, para dyqanit të tij.

Njoftimi:

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për procedim në gjëndje të lire në ngarkim të 3 shtetasve: – B.B., 35 vjeç – V.B., 31 vjeç – M.H., 25 vjeç, të tre banues në Gramsh. Ata, si përfaqësues të një subjekti politik në Gramsh, dyshohen të kenë kanosur shtetasin A.XH, 37 vjeç, banues në Gramsh, para dyqanit të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, parashikuar nga neni 329 i Kodit Penal. Sakaq, u referuan materialet në Prokurori për procedim në gjëndje të lire në ngarkim edhe të shtetasit A.Q., 40 vjeç banues në Tiranë. Ky shtetas, në një lokal në qytet dyshohet të ketë penguar dhe kanosur shtetasin E.Z., 26 vjeç, banues në Gramsh, anëtar i një subjekti politik në Gramsh, kur ky i fundit shkoi në lokal së bashku me anëtarët e forcës së tij politike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” parashikuar nga neni 329 i Kodit Penal.

Të fundit