Flash News

KRYESORE

Kërcënohet Abazoviç: Jam marrë në mbrojtje nga policia

Kërcënohet Abazoviç: Jam marrë në mbrojtje nga

Kreu i koalicionit “Bardhë e Zi”, Dritan Abazoviç ka deklaruar se momentalisht është marrë në mbrojtje nga policia pasi ka marrë kërcënime të vazhdueshme që pas ndryshimit të situatës politike në Malin e Zi dhe bashkimi i tij me opozitën, duke rrëzuar Milo Gjukanoviç.

Duke folur për median gjermane “Spiegel”, Abazoviç shtoi se pavarësisht kësaj, ai nuk ka frikë.

“E vërteta është, se kam patur  shumë presion, unë aktualisht jam nën mbrojtjen e policisë. E di që ka shumë njerëz që mund të më bëjnë diçka, por nuk kam frikë. Kërcënimet janë çmimi që ne si politikanë paguajmë.

Dhe në fakt është logjike për situatën aktuale, nëse merrni parasysh një gjë: pas këtij rezultati të zgjedhjeve parlamentare, ka shumë njerëz në vend që mund të humbasin shumë”, u shpreh Abazoviç.

Të fundit