Flash News

KRYESORE

Kërcënohet Arabia Saudite: Ju rrafshojmë plotësisht

Kërcënohet Arabia Saudite: Ju rrafshojmë plotësisht

Hossein Dehgan, Ministri Iranian i Mborjtjes ka kërcënuar Arabinë Saudite të mos përpiqet të zhvëndose konfliktin në Iran ose ndryshe në Arabinë Saudite nuk do të mbette “gur mbi gur”, përveçse në dy qytet të shenjta për myslimanët.

“I paralajmërojmë ata të mos bëjnë gjëra injorante, por nëse bëjnë, ne nuk do të lëmë asnjë pjesë të paprekur (të Arabi) përveç se në Mekë dhe në Medine”, tha Ministri iranian i Mbrojtjes, Hossein Dehghan, i cituar nga “Reuters”.

Irani dhe Arabia Saudite kanë pasur përplasje të vazhdueshme vitet e fundit në Siri dhe Yemen, ku të dy shtetet mbështesin palët ndërluftuese. Arabia Saudite është një shtet suni dhe mbështet opozitën në Siri, ndërsa Irani mbështet popullatën Presidentin Shiit Bashar AlAsad.

Të fundit