Flash News

KRYESORE

Kërcënohet kryeministri Zaev: Nënshkruaje dhe do të firmosësh fundin tënd

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev është kërcënuar sërish në rrjetet sociale. Shkak janë bërë përpjekjet e fundit të tij për të nënshkruar marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit.

Kërcënimi i fundit sipas portalit Maktel, vjen nga një profil në rrjetin social që mban emrin e organizatës nacionaliste maqedonase “Tvërdokorni”, të cilët sërish e kanë paralajmëruar Zaevin, transmeton Zhurnal.

“Dëgjuam lajme se Z.Z do të ndryshojë kushtetutën. E po Z.Z ndryshoje kushtetutën dhe ligjet, por do të ndryshojmë dhe ty dhe nënshkrimin tënd. Durimit po i vjen fundi”, shkruhet në porosinë drejtuar kryeministrit Zoran Zaev.

Në lidhje me rastin, MPB ka nisur hetimet, gjë e cila nuk ndodh për herë të parë pasi kjo ministri ka ndjekur me procedura hetimore dhe 2 raste të tjera.

Të fundit