Kërcënohet kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me anë të rrjeteve sociale.

Raportimi vjen nga mediat kosovare, të cilat duke iu referuar burimeve të tyre, kanë mësuar se kryeparlamentarja është kërcënuar me një mesazh nga rrjeti social Twitter.

Sipas tyre rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sheshi Ibrahim Rugova, Prishtinë, 23.06.2020-16:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twiter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkohë nga ana e Osmanit ende nuk ka ndonjë reagim.