Flash News

KRYESORE

Kërcënohet me jetë gjyqtari Besnik Shehu, dyshohet për çështje pronësie  

Kërcënohet me jetë gjyqtari Besnik Shehu, dyshohet për

Kërcënohet me jetë gjyqtari Besnik Shehu. Në rrezik sipas tij është edhe familja e tij. Sipas të dhënave të para, nga Ora News, gjyqtari i Rrethit Gjyqësor në Korçë, Besnik Shehu është kërcënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga dy persona të identifikuar si Emin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha.

Menjëherë, gjyqtari ka denoncuar në komisariatin e policisë dhe paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një çështje civile e lidhur me pronësinë.

Dy personat janë shoqëruar në komisariatin e Korcës dhe po procedohen në gjendje të lirë.

Të fundit