Flash News

KRYESORE

Kërcënohet me jetë kryeinspektori i IMT-së në Durrës

Kërcënohet me jetë kryeinspektori i IMT-së në

Kryeinspektori i IMT-së në Durrës Ardian Halili është kërcënuar me jetë ditën e sotme për shkak të detyrës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bizë të Durrësit ku 4 persona; Bedri Dervishi, Nexhmije Dervishi, dhe Anita Dervishi e Begator Gjoka e kanë kanosur me jetë në lokalin pranë banesës së kryeinspektorit Halili.

Shkak është bërë një urdhër për prishjen e objektit, agjenci  ”Dervishi”, që ndodhet te Ura e Dajlanit në hyrje të Durrësit.

Objekti ishte në proces legalizimi po me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare është skualifikuar nga legalizimi, pasi cënon sigurinë hekurudhore.

Kryeinspektori ka bërë kallëzim penal ndaj 4 personave për kanosje për shkak të detyrës dhe pretendon se dhe pas kallëzimit penal personat kanë vijuar të lëvizin në zonën e tij të banimit si formë presioni ndaj tij. Begator Gjoka është punonjës i policisë së burgjeve dhe koleg i Nexhmijes.

Të fundit