Flash News

KRYESORE

Kërcënoi me kallashnikov dy persona në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari

Kërcënoi me kallashnikov dy persona në Tiranë, arrestohet

Një 38-vjeçar ka kërcënuar me armë tip 'kallashnikov' dy persona në Tiranë, duke  vënë në rrezik jetën e tyre.

Fatmirësisht policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin në kohë të shtetasit me iniciale A. Q, i dënuar  dhe më herët.

Ky shtetas në rrugën "Ali Banushi", për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri tip 'Kallashnikov', shtetasit E.E., 24 vjeç dhe R.K., 26 vjeç ( të dy banues në Tiranë).

Policia ka sekuestruar armën si dhe i ka referuar materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 38 vjeçari do dënohet për veprat penale "Kanosje" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Të fundit