Flash News

KRYESORE

Kërcënoi lojtarin e Vllaznisë se do i fuste plumbin, federata ‘amniston’ Mziun

Kërcënoi lojtarin e Vllaznisë se do i fuste plumbin, federata

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas ngjarjes në ndeshjen mes Korabit dhe Vllaznisë B, ku administratori i klubit dibran, Fehmi Mëziu kërcënoi në mës të pjesë së parë lojtarin e klubit shkodran se do i fuste plumbin nëse Korabi nuk fitonte ndeshjen.

Në vendimin e Komisionit të Disiplinës thuhet se Mziu pezullohet vetëm 4 ndeshje pasi ka përdorur fjalë fyese ndaj lojtarëve të Vllaznisë.

“Zyrtari i KF “Korabi”, Fehmi Meziu, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit duke përdorur fjalë fyese, në bazë të Nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti”, thuhen në komunikatën e federatës.

Kjo ndeshje u fitua nga Korabi me golin e mesfushorit Denis Taku, ndërsa u shoqërua me incidente edhe pas mbylljes se takimit.

Të fundit