Flash News

KRYESORE

Kërcënoi në telefon Arben Malajn? Balla mbrohet: Shkeli ligjin

Kërcënoi në telefon Arben Malajn? Balla mbrohet: Shkeli ligjin

Deputeti i PS, Taulant Balla, ka mohuar se ka kërcënuar Arben Malajn me anë të një mesazhi telefonit, siç pretendon anëtari i Bordit të Bankës së Shqipërisë. Në emisionin ‘Përballë’ në TVSH, Balla e justifikoi iniciativën e 28 deputetëve të PS me argumentin se Malaj ka shkelur disiplinën duke marrë pjesë në aktivitete politike.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kane kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnje Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”

“Unë di vetem që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi qe kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, pohoi Balla.

Në një reagim paraditen e sotme, Malaj shigjetoi Ballën se e ka kërcënuar, pasi nuk ka pranuar disa rekomandime të PS. “ Kercenimet paralajmeruese m'i ka derguar Taulant Balla pas mos pranimt te nderhyrje se tij edhe me SMS me rekomandime partiake ne proceset perzgjedhjes ne Bordin e Bankes se Shqiperise. Shqetesim eshte I protokolluar ne mbledhjen e Bordit te BSH”.

Të fundit