Flash News

KRYESORE

Kërcënon Koreja e Veriut: Do anulojmë samitin me Trump

Kërcënon Koreja e Veriut: Do anulojmë samitin me Trump

Koreja e Veriut ka kërcënuar  se do të anulojë samitin e planifikuar në qershor mes liderëve Kim Jong Un dhe presidentit të SHBA-së,  Donald Trump, nëse Uashingtoni këmbëngul për çarmatimin bërthamor.

Në një deklaratë për media, mësohet se, Koreja e Veriut nuk do të pranonte kurrë një asistencë ekonomike nga SHBA-ja, në këmbim të çarmatimit bërthamor.

Ndërsa, zëvendës-ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Kim Kye Gëan  u shpreh se:

“Ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë shpresë se SHBA-ja do t’na mbështeste në zhvillimin ekonomik dhe nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje në të ardhmen.”

“Nëse administrata e Trump-it është “vërtet e angazhuar ” për përmirësimin e lidhjeve me Phenianin, ata do të marrin një përgjigje të merituar”, ka deklatuar më tej Kim Kye Gwan.

Të fundit