Flash News

KRYESORE

Kërcënon ministri Gjiknuri: Keni 15 ditë kohë ...

Kërcënon ministri Gjiknuri: Keni 15 ditë kohë ...

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka deklaruar se do vijojë operacioni për pastrimin e objekteve të paligjshme nga nyjet dhe akset kombëtare. Duke folur nga mbikalimi i Shkozetit, pas një inspektimi në këtë zonë, ai tha se do hiqen njësitë tregtare dhe tabelat e reklamave, duke lënë një afat prej 15 ditësh për t’i hequr në mënyrë vullnetare.

 “Do hiqen njësitë tregtare e tabelat e reklamave dhe do ketë një zbatim rigoroz përcaktimeve te Kodit Rrugor. Keni 15 dite kohe t’i hiqni vullnetarisht. Në përfundim të afatit do ndërhyhet në terren. Operacioni do te zhvillohet ne disa faza, duke nisur nga pastrimi i akseve tek disiplinimi i hyrje-daljeve”- tha Gjiknuri.

 

Të fundit