Flash News

KRYESORE

Kërcënon ministri i Brendshëm, Demiraj: Piromanët i presin dënime të ashpra...

Kërcënon ministri i Brendshëm, Demiraj: Piromanët i presin

Pasi ishte sot i pranishëm, vetë në krye të aksionit për shuarjen e zjarreve, ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, duke u nisur edhe nga situata e rënduar e zjarreve, dhe rasti më i fundit në Ibë, ka kërkuar ndihmën e banorëve që të kontribuojnë në parandalimin e zjarreve. Në një postim në FB, Demiraj paralajmëron të gjithë ata që vënë qëllimisht zjarre do të ndiqen rreptësisht dhe dënimet do të jenë të ashpra. Postimi i Demirajt në FB:

“Te nderuar miq!

Temperaturat e larta që janë shënuar gjatë ditëve të fundit në vendin tonë, kanë shtuar dukshëm mundësinë e përhapjes së zjarreve nëpër pyje përfshirë edhe pyjet në Parqet Kombëtare. Ngjarja e pasdites ne kodrat e Ibes ne Tirane ishte shume e rrezikshme per banoret dhe shtepite e tyre. Situata eshte nen kontroll dhe po punohet per fikjen e plote te vatrave te zjarrit.

Ministria e Brendshme, emergjencat civile, sherbimet zjarrfikese, forcat e armatosura, Viva Copter, pushteti lokal, etj po punojne me intensitet.

Me këtë rast apelojmë të gjithë qytetaret të kenë kujdes maksimal në parandalimin dhe sinjalizimin e zjarreve qe cenojne sigurine Kombetare.

Piromanet do te ndiqen rreptesisht dhe denimet do te jene te ashpra, sipas ligjit.

I bej thirrje dhe banoreve qe te kontribojne gjithashtu ne lajmerimin, kontributin dhe vendosjen e zjarreve nen kontroll."

Të fundit