Flash News

KRYESORE

Kërcënon mjeken në Lushnje, arrestohet 47-vjeçari

Kërcënon mjeken në Lushnje, arrestohet 47-vjeçari

Policia e Lushnjës arrestoi një 47-vjeçar që kërcënoi me një mjet prerës mjeken e Qendrës Shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe. Sipas Policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet G.K., 47 vjeç banues në Ngurrëz e Madhe.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës me mjet prerës (thikë) shtetasen A. V., me detyrë mjeke pranë qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.

Shtetasi G. K., ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar nga mjekja rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që ky shtetas është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Kanosje për shkak të detyrës".

Të fundit