Flash News

KRYESORE

Kërcënon se do të hidhet nga një shtyllë elektrike në Tiranë, ka probleme pronësie

Mesditën e  sotme një person ka kërcënuar se do të vrasë veten. Shtetasi Skënder Doda është ngjitur në një shtyllë elektrike në afërsi të Saukut duke kërcënuar se do të hidhej.

 Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat po negociojnë me Dodën. Mësohet se personi që ka kërcënuar se do të vetëvritet ka probleme me pronësinë. 

Pas negociatave prej disa minutash nga ana e familjarëve dhe e policisë, Skënder Doda ka zbritur nga shtylla e tensioni të lartë.

Mësohet se pranë pronës së Dodajt do të kalojë një rrugë e cila do të prekte pronën e tij, por ARRSH deklaroi se prona e Dodës nuk do të preket.

Skënder Doda do të shoqërohet për në Komisarjatin e Policisë për të dhënë dëshminë e tij.

 

Të fundit