Flash News

KRYESORE

Kërcënon Vuçiç: Veprimet e shqiptarëve po çojnë në katastrofë të plotë

Kërcënon Vuçiç: Veprimet e shqiptarëve po

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar jo pozitivisht pas informacioneve për miratimin e deklaratës për bashkim të Mitrovicës dhe formimin e ushtrisë së Kosovës. Vuçiç është shprehur se ekzistojnë disa gjëra për të cilat nuk mund të lëshojnë pe kur flitet për Kosovën.

Sipas tij, dikush po mundohet të rrëmbejë pjesën veriore të Mitrovicës dhe se në këtë rast të gjithë bëjnë sikur nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh, ndërsa shqetësues është dhe deklarata e kryeparlamentarit Kadri Veselit se ushtrinë e Kosovës do ta bëjnë nga mesi i muajit dhjetor, shkruan Zëri.info. “Kjo ngadalë por sigurt po na çon në katastrofë të plotë”, ka thënë ai.

Me rastin e paralajmërimit të shqiptarëve se do ta marrin Mitrovicën veriore dhe do ta krijojnë ushtrinë e Kosovës deri në fund të vitit, Vuçiç thotë se ndihet i shqetësuar por jo i frikësuar.

Komuna e Mitrovicës së Veriut u krijua pas marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel midis dy shteteve.

Të fundit