Flash News

KRYESORE

Kërcënonin dhe kanosnin një grua në këmbim të parave, arrestohen dy persona në Shkodër

Kërcënonin dhe kanosnin një grua në këmbim të

Kanë përfunduar në pranga dy persona në Shkodër, pasi dyshohet se i merrnin para një gruaje me anë të kanosjes dhe kërcënimit.

Sipas policisë, janë vënë në pranga E. I., 35 vjeç dhe G. Gj., 37 vjeçe, banues në Shkodër, në sajë të operacionit të koduar “Para të paligjshme”.

“Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë te gjate dyshohet se i kanë marrë me anë të kanosjes dhe kërcënimit një shumë monetare një shtetaseje.

Në momentin e arrestimit në flagrancë këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasi lekësh, të dhëna si pasojë e kërcënimit dhe kanosjes së vazhdueshme”, sqaron policia.

Të fundit