Flash News

KRYESORE

Kërcet arma në Shkodër, plagoset rëndë një person

Kërcet arma në Shkodër, plagoset rëndë një person

Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e të martës në qytetin e Shkodrës. Mediat informative në vend raportojnë për një plagosje të ndodhur në afërsi të urës së Bunës. Paraprakisht raportohet për një person të plagosur.

Emri i të plagosurit është Gëzim Bici 30 vjeç. Ende nuk dihen motivet dhe shkaqet e kësaj ngjarje. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku raportohet se është në gjendje të rëndë.

Dyshimet janë se ai është qëlluar me armë zjarri. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e saj.

Ende nuk ka informacion zyrtar nga Policia e Shtetit. Ndërkohë, një ditë më parë, katër persona humbën jetën në Lezhë e Durrës nga dy vrasje me armë zjarri.

Të fundit