Flash News

KRYESORE

Kërkesa e Albert Veliut për azil, ministri i Kosovës: Jemi të detyruar

Kërkesa e Albert Veliut për azil, ministri i Kosovës: Jemi

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi ka konfirmuar kërkesën e paraqitur nga Albert Veliu për të marrë azil në shtetin fqinj. I njohur edhe si ‘Dëshmitari X’ në audio-përgjimin e Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Veliu ndodhet prej disa ditësh në Kosovë.

Gjatë vizitës që zhvilloi në pikën kufitare të Morinës, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi, ministri Gashi ka deklaruar se “Kosova është e detyruar të zbatojë konventat ndërkombëtare”.

Ai konfirmoi se janë duke vijuar procedurat, por nuk sqaroi nëse Veliut do i pranohet kërkesa. Pak ditë më parë, Ministria e Brendshme deklaroi se për këtë çështje do të bisedonte edhe me autoritetet e Tiranës.

Albert Veliu akuzon Agron Xhafajn si një person të lidhur me trafikun e drogës në Vlorë, ndërkohë që deklaratat e tij kanë tensionuar situatën politike midis mazhorancës dhe opozitës.

Rama pritet me protesta në Elbasan, detyrohet të anulojë takimin. Policia përplaset me qytetarët dhe deputetin e PD

Të fundit