Flash News

KRYESORE

Kërkesa e Bushatit, Meta nis konsultat me ish-presidentët

Kërkesa e Bushatit, Meta nis konsultat me ish-presidentët

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i ka kërkuar zyrtarisht Presidentit Ilir Meta, plotfuqishmërinë në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe të Shqipërisë dhe Greqisë.

Kërkesa e Bushatit ka mbërritur në Presidencë mbrëmjen e djeshme ndërkohë që sot, kreu i shtetit ka bërë sot lëvizjen e parë.

Mëngjesin e sotëm, Meta ka pritur në Presidencë ish-kreun e shtetit Bujar Nishani për tu konsultuar në lidhje me këtë kërkesë. Mësohet gjithashtu se në ditët e ardhshme Meta do të zhvillojë takime edhe me ish-Presidentët e tjerë të vendit. Pas këtyre takimeve pritet që kreu i shtetit të ketë një përgjigje në lidhje me kërkesën e ministrit të Jashtëm.

Të fundit