Flash News

KRYESORE

Kërkesa e deputetit demokrat ndaj Prokurorisë: Filloni ndjekjen penale për Ruçin

Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve ka bërë që deputeti demokratë Oerd Bylykbashi të kërkoi nga Prokuroria ndjekjen penalisht të kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Në statusin e tij në ‘Facebook’ Bylykbashi e bazonkërkesën e tij mbi nenin 13 për “Këshillim për rregulloret, Mandatet dhe Imunitetin” ku thuhet se kryetari i Kuvendit nuk ka kompetencë procedurale dhe as vendimmarrëse. Deputeti demokrat  deklaron se shtyrja e mbledhjes ishte e paligjshme.

Postimi i plotë:

Prokuroria duhet te filloje ndjekjen penale ndaj Gramoz Rucit per pengim te hetimeve! Me vonesat e tij dje dhe me nderprerjen dhe shtyrjen e paligjeshme te mbledhjes sot, ai po krijon mundesi te prishen provat.

Kryetari i Kuvendit ben vetem thirrjen e Keshillit per Mandatet, Rregulloren dhe Imunitetin. Keshilli ka 5 anetare te mazhorances dhe 5 te opozites. Kryetari i Kuvendit nuk ka asnje kompetence procedurale dhe as vendimmarrese (Neni 13, pika 3 e Rregullores se Kuvendit).

Kerkesa e Tahirit per shtyrje duhej vendosur me vote, se paku 6 vota nga Keshilli. Dhe PS ka vetem 5 anetare. Pra kerkesa do te rrezohej. Nderprerja e mbledhjes nga Ruci thjesht i jep mundesi antiligjit! Po aq sa avokatia qe i bene Tahirit koleget e tij te nje kauze. Asaj te Cannabisgate.

 

Të fundit