All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Kërkesa e dytë e Ramës për dekretimin e Lleshit, reagon presidenti Meta

Kërkesa e dytë e Ramës për dekretimin e Lleshit, reagon
All - Paragraf - 1

Pas kërkesës së dytë që  kryeministri Rama i dërgoi ditën e djeshme presidentit Ilir Meta, ka ardhur edhe reagimi nga  Presidenca për dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.

All - Paragraf - 3

Nëpërmjet një deklarate për mediat, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi sqaron se presidenti ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit, pasi procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve, Kryeministri, Presidenti, Kuvendi.

Reagimi i plotë:

Prej ditës së djeshme, pas mbërritjes së propozimit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim.

Lidhur me këtë proces të ri, Presidenti ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit, pasi procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve (Kryeministri, Presidenti, Kuvendi).

Presidenti Meta është i vendosur të përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese me rigorozitet dhe brenda afateve kushtetuese, vetëm në interes të respektimit të Kushtetutës dhe forcimit të sigurisë kombëtare ku Ministria e Brendshme ka një rol kyç.

Të fundit