Flash News

KRYESORE

Kërkesa e Erdogan për shkëmbimin e ushtarëve me Greqinë, Pavlopoulos i përgjigjet prerë

Kërkesa e Erdogan për shkëmbimin e ushtarëve me

Është refuzuar në mënyrë kategorike mundësia e shkëmbimit të ushtarëve turq me ata grek nga presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos.

Propozimi i homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan është hedhur poshtë nga presidenti grek, për shkëmbimin e dy ushtarëve grekë të burgosur në Turqi, në këmbim të 8 ushtarëve turq, të cilët Ankaraja i kërkon në lidhje me puçin e dështuar më 2016.

“Shkëmbimi i dy ushtarëve grekë që janë të burgosur me tetë ushtarët turq që janë në Greqi, as që vihet në diskutim”, tha Pavlopoulos.

Gjykata Supreme greke ka vendosur që ushtarët turq të mos ekstradohen, pavarësisht kërkesave të Ankarasë se ata duhet të përballen me drejtësinë në Turqi, ndërsa 8 ushtarët mohojnë çdo përfshirje në puçin e dështuar në Turqi.

 

Të fundit