Flash News

KRYESORE

Kërkesa e Haradinajt rrezikon rrënimin e imazhit të Federica Mogherinit

Kërkesa e Haradinajt rrezikon rrënimin e imazhit të Federica

Dialogu Kosovë-Serbi e ktheu çështjen e Kosovës nga një çështje ndërkombëtare, me prezencë të fuqishme të SHBA-së, në një çështje evropiane, ose më saktë, të Bashkimit Evropian. Administrata e Barack Obamas i dha mbështetje të madhe negociatave në Bruksel, të cilat u nisën nga Baronesha Catherine Ashton dhe shpresohet të mbyllen nën udhëheqjen e Federica Mogherinit.

Por, së fundmi Prishtina është shfaqur me një kërkesë zyrtare, pjesëmarrjen në tavolinë të Uashingtonit, një goditje e drejtpërdrejtë ndaj Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Mogherini.

Presidenti Hashim Thaçi i kërkoi zv/presidentit amerikan, Mike Pence, përfshirjen në dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ia paraqiti këtë kërkesë personalisht Federica Mogherinit. Rezultati: Anulimi i konferencës së përbashkët.

Kryeministri kosovar nuk e mohoi pas kthimit nga Brukseli incidentin me Mogherinin, megjithatë anulimin e konferencës e justifikoi me axhendën e ngjeshur.

Por ndonëse arsyet e kësaj kërkese të palës kosovare mund të jenë disa, rezultati afatshkurtër është një, cenim i imazhit të Mogherinit në arenën ndërkombëtare.

Federica Mogherini ka marrë një rol të madh brenda Bashkimit Evropian dhe në përfaqësimin e 27 vendeve në çështje të rëndësishme ndërkombëtare, rol të cilin nuk e kanë patur asnjë nga paraardhësit e saj. Ajo po udhëheq Evropën në negociatat me SHBA-në sa i përket marrëveshjes nukleare të Iranit. Pak muaj më parë Mogherini ishte në Uashington për të bindur anëtarët e Kongresit të mos e miratojnë kërkesën e presidentit Donald Trump për anulimin e marrëveshjes me Iranin, si dhe theksoi se qëndrimi i Brukselit është i palëkundur. Për këtë çështje, Përfaqësuesja e BE-së ka marrë mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.

Roli i Mogherinit është i madh edhe në negociatat që zhvillohen me shtetet pranë Bashkimit Evropian, kryesisht në Afrikën Veriorie dhe Azi.

Rikthimi i SHBA-së në tavolinën Kosovë-Serbi-BE rrezikon të rrënojë imazhin e Mogherinit, duke e paraqitur atë të paaftë të gjejë zgjidhje të qëndrueshme për një nga çështjet më të nxehta në Evropë, ndaj tensioni me Haradinajn ka qenë i pashmangshëm./Politiko.al

Të fundit