Flash News

KRYESORE

Kërkesa e Holandës në zyrën e KE-së, Avramopoulos paralajmëroi: Vendimi ynë do bazohet mbi dy komponentë

Kërkesa e Holandës në zyrën e KE-së, Avramopoulos

Qeveria holandeze i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit Europian rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Dokumenti ka shkuar në zyrën e komisionerit Dimitris Avramopoulos, i cili një javë më parë ishte ne Tiranë, ku foli për këtë çështje.

Krah kryeministrit Rama, ai u shpreh se do të bëjnë një analizë të thelluar, para se të marrin një vendim pro ose kundër rikthimit të vizave, që do bazohet në “procedurat dhe informacionin që ka të bëjë me rrethanat specifike të një vendi X”.

“Ne nuk bëjmë komente për atë që vendoset në nivelin e vendeve anëtare, por për derisa thelbi kryesor ka të bëjë me mekanizimin për pezullimin e vizave, që ka interes të madh për ju, më lejoni t’u them se Komisioni nuk ka marrë asnjë njoftim që kërkon pezullimin e vizave. Për asnjë vend në Europë që përfiton. Nëse mund të ndodhë në të ardhmen, më besoni se do të bëjmë një analizë të kujdesshme nëse një veprim i tillë do të duhet të merret apo jo në përputhje me procedurat dhe informacionin që ka të bëjë me rrethanat specifike të një vendi X”, sqaroi Avramopulos.

Parlamenti holandez evidenton se ka rritje të konsiderueshme të kriminalitetit shqiptarë dhe shtim të numrit të azil-kërkuesve apo përdorimin e vendit të tyre si trampolinë për në Britaninë e Madhe. Pak ditë më parë, në një intervistë për Politiko.al, Jeroen van Wijngaarden, deputet i Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) hodhi poshtë aludimet se vendimi i tyre lidhet me paragjykimet ndaj shqiptarëve.

“Nuk pajtohem me këtë. Ne nuk jemi racistë dhe nuk kemi asgjë kundër shqiptarëve, por është e provuar se ka shumë probleme me shqiptarët në prostitucion dhe trafikun e drogës. Ne nuk duam të jemi një pedanë kërcimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi ai.

https://www.youtube.com/watch?v=X9SBBLTUEHs

 

Të fundit