Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kërkesa e Holandës për rikthimin e vizave, reagon ish-presidenti Nishani: Alarm për të gjithë
Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas lajmit të publikuar dje se policia holandeze ka kërkuar rikthimin e vizave me Shqipërinë pas rritjes së influencës së grupeve kriminale shqiptare në këtë vend.
Përmes një statusi në rrjetet sociale Nishani shkruan se ky është një alarm për të gjithë dhe bën thirrje të pastrohet parlamenti nga krimi.
Nishani shkruan se nëse nuk do të ketë konfiskime të pasurive të kriminelëve dhe politikanëve që deklarojnë miliarda pa punuar asnjë ditë, atëherë shqiptarët do ta shohin Europën vetëm përmes BBC dhe Euronews.
Statusi i Nishanit:
Vëndet e Bashkimit Evropian nisën të reagojnë ndaj anormalitetit të rëndë që po konsolidohet tashmë me shpejtësi në Shqipëri. Në Holande, që në fakt njihet edhe si Barometri i politikave dhe zhvillimeve të mëtejshme në hapsirën evropiane është kërkuar zyrtarisht rivendosja e sistemit të vizave me Shqipërinë. Ky nuk është ende një vendim përfundimtar politik dhe institucional i Holandës por ka dy elemente shumë domethënës që praktikisht i vendos shqiptarët në fije të perit. E para, kërkesa është zyrtare nga agjensitë që janë të ngarkuara me cështjen e sigurisë dhe luftën kundër kriminalitetit. E thënë ndryshe politika dhe institucionet shtetërore vendimarrëse do ta kenë shumë të vështirë të mos i përgjigjen kërkesës së këtyre agjensive e nga ana tjetër tu kërkojnë atyre garantimin maksimal të sigurisë dhe rendit për qytetarët e tyre. Përkundër, politikanët vendimarrës do dilnin përgjegjës direk përball qytetarëve që do të votojnë për ta. E dyta, që nga dhjetori i vitit 2016, Këshilli i Ministrave të BE ka miratuar tashmë mekanizmin e pezullimit të lëvizjes së lirë për vendet jo anëtare ku cdo vend antar mund ta aktivizoj atë. Kriteret e parashikuara në këtë mekanizëm aktualisht penalizojnë drejtpërdrejt Shqipërinë më së shumti. Kërkesa për azil nga qytetarët e Shqipërisë është katasrofike (në barazpeshë me Sirinë në luftë) dhe krimi i organizuar me bazë trafikun e drogës në majat më të larta të 25 viteve të fundit dhe më e larta nga rajoni ynë. Shqipëria mbërriti në këtë derexhe nga një situatë krejt normale në 2007 – 2013 në “macen e zezë” për sigurinë e qytetarëvë evropian në 2015 – 2017 me një papërgjegjshmëri in-extremis dhe përmes një qetësie olimpike të aktorëve përgjegjës duke menduar se duke i vënë në gjumin e hashashit shqiptarët nuk do ndihej askush tjetër. Por ja që qeveritë dhe institucionet e vendeve antare evropiane kane filluar të shohin rrezikun dhe kërcënimin e dëmit që po ju bëhet qytetarëve të tyre nga lëvizja masive nga Shqipëria dhe kryesisht strukturimi mafioz i grupimeve dhe rrjetit të trafikimit të drogave. Ky rrezik në analizën e riskut që ata bëjnë konkludon shumë i lartë kur tashmë nuk mund të fshihet më roli kyç i grupeve kriminale mafioze në netëorkun politik, proceset elektorale dhe për efekt në kontrollin territorial dhe institucional te shtetit shqiptar dhe nga ana tjetër humbja përditë e më shumë e sensit të stabiliteti dhe mundësive të jetës në Shqipëri. Burokratët e disa prej institucioneve ndërkombëtare të akredituar në Shqipëri e kanë neglizhuar tërësisht këtë risk, e kanë fshehur këtë realitet shqiptar, kanë bllokuar cdo analizë dhe informacion për autoritetet e tyre përgjegjëse. Kjo për arsye të tyre por që shqiptarëve tani po u kushton të pa imagjinueshmen. Qytetarët shqiptarë kanë qënë që nga krijimi i shtetit të tyre të pavarur populli më i diskriminuar në konceptin e lirisë së lëvizjes. Për pasojë të komunikimit dhe zhvillimit. Ndaj dhe fitimi i kësaj të drejte universal prej tyre në vitin 2008 ishte një ëndërr e bërë realitet në qiellin e shtatë. Prindërit e përmalluar prej vitesh mund të shihnin fëmijët e tyre dhe të rroknin në gjoks aromën e nipërve dhe mbesave (sic i thonë tek ne) “mjaltit të mjalti”, fatkeqët e prekur nga sëmundje lehtësisht të kurueshme nga avangarda mjeksore evropiane por fatale për jetën në spitalet tona gjetën “dermanin” e nevojshëm, studentët e ambicjeve të gjeneratës së sotme të dixhitalizuar shpërthyen kapacitetet e tyre në botën universitare evropiane, etj., etj. Këto e përfitime të tjera nga normaliteti shqiptar i 2008, rrezikohen seriozisht të humben nga anormaliteti ynë i 2017. Ky fatalitet që ka mbërritur bash tek porta jonë nuk lindi ashtu vetiu nga i nxehti ekstrem i kësaj vere. Kushdo me sy në ballë e mëndje të kthjellët e shihte tek rrëmihte cdo ditë. Pak nga pak por i zi katran. Në nentor të vitit 2016 në cilësinë e Kreut të Shtetit thirra mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të reaguar ndaj fenomenit të kultivimit dhe trafikimit të drogave (kupto aktiviteti i krimit te organizuar agresiv). Vlerësimet e agjensive inteligjente vendase dhe të huaja tregonin se nga shkurt, marsi deri ne shtator, tetor të 2016 paraja e qarkulluar nga trafikimi i droges ishte më e madhe se buxheti vjetor i shtetit !!! Ky shqetësim dhe angazhim institucional u bojkotua, u ironizua, u anatemua dhe u injorua. Mbërritëm ku mbërritëm! Po kush po e pëson, dita nga ditë, keq e më keq. Qytetarët shqiptarë. Humbja do të vijë për të gjithë nëse nuk e ndalim. Demokrat e socialist, votues dhe abstenues do ti shohim së shpejti në rradhët e gjata të mureve të ambasadave por pa marrë asgjë në fund. Nëse vizat rivendosen miq të mij, nuk do dihet se kur do mundemi përsëri të shkojmë tek fëmijët, nipërit e mbesat, në spital për emergjencën e jetës apo shkollën e fëmijvë ?! Holanda “barometër” nuk lë asnjë hezitim për vlerësimin e klimës si efekt domino i vendeve të tjera. Kështu është politika në fund të fundit. Rreziku eminent dhe fortësisht i paralajmëruar është tek dera. E sigurt që celjen e negociatave për antarësim këtë vit e kemi përfundimisht të humbur. Gallataxhinjtë e shoqatava të quajtura “civile” nuk po duken ku janë. Trendi i diskursit politik është sponsorizuar i tëri pa përjashtim tek anti-opozitarizmi. Shqipëria ku po shkon? Nuk po merr mundimin ta thotë kush. E cfar mund ti kërkohet qytetarëve të thjeshtë kur hallin e kanë tek buka e përditshme kur elita e vendit duket kaq e friksuar ? Shpresa vdes e fundit. Një goditje fatale, në front kombëtar nga Dibra në Tepelen, nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Elbasan e nga Fieri në Tiranë ndaj grupeve te krimit të organizuar tashmë në fashion të plotë mafioz është dhe duhet të jetë hapi i parë publik dhe institucional. Nëse nuk shohim konfiskime të pasurive kriminale duke filluar me të atyre organizatave të përfshira në procesin elektoral për të deformuar ndërgjegjen e qytetarëve , Nëse nuk shohim procese ligjore të vërteta dhe transparente të hetimit dhe gjykimit të ashtuquajturve politikan që deklarojnë miliarda pa punuar asnjë ditë , Nëse nuk shohim pastrim të Parlamentit nga kriminelët ordiner por me shumë para (droge dhe prostitucioni kuptohet), Nëse nuk shohim…. (ka shumë syresh), do ta harrojmë shumë shpejt ta shohim Evropën live, (fëmijët, nipërit e mbesat emigrant, spitalet për kurim, shkollat për arsimim, tregjet për bisnes etj). Po, do ta shohim përmes BBC dhe Euroneës !
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38