Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Kërkesa e Kryemadhit: Të bëhet publike kush është pronari i tokës te ‘Unaza e Re’
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kërkuar nga institucionet që të bëjnë publike emrin e pronarit të tokës te ‘Unaza e Re’, ku po zhvillohet prej gati një muaj protesta e banorëve që preken nga zgjerimi i rrugës.
Në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Kryemadhi ka kërkuar të publikohet gjithashtu harta e tokës, si dhe të bëhet i mundur dëmshpërblimi i banorëve që do u prishen shtëpitë.
“Rruga ku ndërtohet? Të sqarojnë kush është pronari i tokës. Të publikohet harta. . Jemi dakord për rrugën, por banorët të dëmshpërblehen. Mes banoreve janë dhe 150 familje të përmbytura nga liqeni i Fierzës. Vetëm nga energjia që ka prodhuar hidrocentrali i Fierzës, do mjaftonte për blerjen e apartamenteve për strehimin e tyre në kullat ku është 2500 euro metri katror”, tha kryetarja e LSI.
Kryemadhi deklaroi gjithashtu se kryeministri Edi Rama është vendosur në cep dhe se qëndresa e banorëve që kërkojnë dëmshpërblim duhet të vazhdojë.
“Edi Rama do ta ketë të vështirë. Edi Rama është në cep. Qëndresa duhet të vazhdojë. Duhet suporti edhe i shumë qytetarëve të tjerë, të cilët do të jenë gjithashtu viktima të planeve gllabëruese të Edi Ramës. Të gjithë njerëzit e duan rrugën. Por 40 milionë euro që do hidhen nuk do ta zgjidhin çështjen e trafikut”, u shpreh ajo.
Monika Kryemadhi: Këta janë dy njerëzit brenda Kryeministrisë që i zgjasin Ramës jetën politike
“Është mbyllur në një konvikt të tmerrshëm”, Kryemadhi flet për vajzën e vogël