Flash News

KRYESORE

Kërkesa e LSI për shkarkimin e Haki Çakos, reagon drejtori i Përgjithshëm i Policisë

Kërkesa e LSI për shkarkimin e Haki Çakos, reagon drejtori i

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka reaguar pas kërkesës së LSI për shkarkimin e tij. Pasi ka marrë pjesë në homazhet e ish-komisarit Nikoll Vatnikaj, Çako ka theksuar se vazhdon të jetë në krye të detyrës dhe po e zbaton atë me përpikëmri të plotë.

“Jam në krye të detyrës dhe do vazhdoj të jem, jam duke drejtuar një organizatë të depolitizuar, për sa kohë jam duke e zbatuar atë me përpikmëri maksimale jam duke ndjekur të gjithë procesin zgjedhor. Policia sot është një nga institucionet e besueshmërisë më të lartë të këtij procesi që monitorohet nga qendra në bazë, nga të gjithë aktorët”, ka thënë Çako.

LSI kërkoi shkarkimin e Çakos pas disa rasteve të dhunës ndaj militantëve të saj.

Të fundit