Flash News

KRYESORE

Kërkesa e LSI-së, Rama dërgon në Kuvend ligjin “Për statusin e minatorit”

Kërkesa e LSI-së, Rama dërgon në Kuvend ligjin

Janë publikuar në faqen e kryeministrisë vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë pasditen e sotme në Dibër. Një prej vendimeve ka të bëjë me statusin e minatorit.

“Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin  joqeveritar “Për statusin e minatorit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendim”, thuhet në vendimin e publikuar në faqen e kryeministrisë.

Ligji “Për statusin e minatorit” u përmend së fundmi nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi që ajo zhvilloi në Dibër disa ditë më parë. Kryemadhi tha se nëse qeveria do të sjell për votim këtë ligj atëherë vota e LSI-së do të jenë pro. Me shumë gjasë ligji shumë shpejt do të shkojë në seancë plenare mbetet për t’u parë qëndimi që do të mbaj LSI.

Të fundit