Flash News

KRYESORE

Kërkesa e PD, Prokuroria nis hetimet për aktivitetet e Pjetrit në Itali

Pas kërkesës së Partisë Demokratike, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme nis procedurat ligjore ndaj Valdrin Pjetrit. Kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës, dyshohet se është një person me të kaluar kriminale në Itali dhe për këtë arsye nuk ka shkelur në këtë vend nga viti 2002 deri në 2010.

Sektori i dekriminalistikës do të kryejë verifikimet përkatëse dhe do të dalë në një vendim. I gjithë procesi duket se do të mbetet për në shtator, pasi insitucioni i prokurorisë është zyrtarisht me pushime. Pritet që prokuroria të nisë verifikimin duke dërguar dhe letër-pororsi në shtetin fqinj, ku Pjetri akuzohet se ka qenë i dënuar për trafik droge.

Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë pa vonesë pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit, i cili u regjistrua në votime si kandidat i PS-së për Bashkinë e Shkodrës.

Të fundit