Flash News

KRYESORE

Kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, dy orë pas deklaratës së ambasadorit Donald Lu

Kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, dy

“Hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës po vijojnë. Por ne duam rezultate konkrete. Duam që ‘peshqit e mëdhenj’ të ndiqen penalisht dhe të dënohen.”

Ishte kjo deklarata e bërë paraditen e sotme nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në takimin ‘Forca e Ligjit’. Dy orë më pas, në media u publikua lajmi se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar vendosjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Organi i akuzës kundërshton vendimin e Apelit për Krimet e Rënda, e cila vendosi pak javë më parë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje” për ish-ministrin, i cili akuzohet si i implikuar në organizatën kriminale të Habilajve dhe trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Donald Lu kritika në sy Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt: Dështuat në arrestimin e kriminelit të rrezikshëm që ka lidhje me politikën

Të fundit