Flash News

KRYESORE

Kërkesa e Prokurorisë për “Babalen”, reagon Rama: Ky është fillimi i drejtësisë

Kërkesa e Prokurorisë për “Babalen”, reagon Rama: Ky

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar arrest me burg për Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Babalja” i cili bëri denoncim publik për vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajn, për përfshirje në trafiqet e drogës.

Pas këtij lajmi ka reagur edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili nëpërmjet një postimi në Twitter, është shprehur se arrestimi i “babales” është fillimi i drejtësisë në Shqipëri.

Ai gjithashtu ka thënë se autorët dhe pagatorët duhet të paguajnë deri në fund për këtë gjë.

“Uroj që arrestimi i aktorëve të Babale 1 të jetë fillimi, jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë!Pas mjeranëve të paguar për t'u përgjuar, qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi që duhet të paguajnë deri në fund. Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2. I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t'i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon”, ka shkruar Rama në Twitter.

 

Të fundit