Flash News

KRYESORE

Kërkesa e Prokurorisë, Tahiri nuk mori pjesë në votim bashkë me 4 deputetë të tjerë

Kërkesa e Prokurorisë, Tahiri nuk mori pjesë në votim

Deputeti Saimir Tahiri nuk ka qenë i pranishëm në sallën e Kuvendit kur u hodhën në votim dy raportet e opozitës dhe mazhorancës për kërkesat e Prokurorisë ndaj tij.

Në votim munguan edhe katër deputetë tjerë, Fatmir Xhafaj, Tom Doshi, Agron Çela dhe Vangjel Tavo. Ministri i Brendshëm nuk ndodhet në Shqipëri, por po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali, ndaj mungoi në votimin e Kuvendit, ndërkohë nuk dihet arsyeja e mungesës për deputetët e tjerë.

75 vota kundër dhe 60 pro, mazhoranca rrëzoi kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit.

Nuk arrestohet Tahiri, Kryemadhi: Unë votova për Floidën dhe Rudina Hajdarin... Bandave u them punë të mbarë

Ish-kryeministri ulet në Kuvend në krah të Saimir Tahirit, deputeti i tensionuar

Të fundit