Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Kërkesa e Trump, Shqipëria do të detyrohet të bëjë shpenzime për ushtrinë që nuk i përballon dot
Shqipëria nga ana ekonomike është e vendosur shumë pas vendeve të tjera të Aleancës Atlantike. Megjithatë shpenzimet që parashikohen të bëhen në këtë aspekt janë gati gati kolosale krahasuar me aftësitë që vendi ynë ka për t’i mbuluar ato.
Nga viti 2009 sipas rapoteve vjetore të aleancës shpenzimet kanë njohur vetëm rritje. Në këtë anë kemi arritur të lëmë pas vende të tilla si Kanadaja, Gjermania, Italia dhe Holanda të cilat shpenzojnë më pak se ne.
Sipas revistës “Monitor” Shqipëria parashikon që ta ndryshojë tërësisht balancën e saj të shpenzimeve për personelin duke e rritur me rreth 35% deri në vitin 2025 për t’i dhënë më shumë hapësirë përmirësimeve të kërkuara në infrastrukturë.
Nga ana tjetër parashikohet që buxheti të jetë me rishikim edhe sa i përket shpenzimeve për kërkime pas vitit 2020. Ky plan konsiderohet ambicioz nga Aleanca Veriore e Atlantikut, por që do të varet tërësisht nga zbatimi i duhur i buxhetit.
Sipas studimeve planet e Shqipërisë janë ambicioze në fushën e mbrojtjes madje do të duhet më shumë sesa aspekti financiar për t’i përmbushur ato. Sipas parashikimeve Shqipëria do të arrijë shifrën 2% të shpenzimeve ndaj PBB-së deri në 2025-ën.