Flash News

KRYESORE

Kërkesa në KQZ, Prokuroria kërkon heqjen e mandatit për dy deputetë të Kuvendit

Kërkesa në KQZ, Prokuroria kërkon heqjen e mandatit për dy

Prokurorja Rovena Gashi ka depozituar sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për heqjen e mandatit për dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi nga PDIU dhe Gledion Rahovica nga LSI. Sipas Prokurorisë, këta dy deputetë kanë patur probleme me drejtësinë italiane dhe faktin e kanë fshehur në formularin e dekriminalizimit.

Hetimet ndaj Rakipit dhe Rahovicës kanë nisur që në shkurt të 2017-ës, kur Prokuroria u kërkoi edhe gjurmët e gishtërinjve. Përveç dy deputetëve, në hetim ishin edhe katër ish-kolegë të tyre, Omer Mamo, Mhill Fufi, Armando Prenga dhe Artan Gaçi. Këta të fundit nuk u përfshin më në listat e partive për zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa Rakipi dhe Rahovica dolën sërish deputetë në qarqet e Elbasanit dhe Beratit.

Deputeti i LSI-së u përfshi gjithashtu në një tjetër skandal gjatë fushatës zgjedhore kur policia e akuzoi se në bashkëpunim me drejtorin e spitalit të Beratit kishte blerë votat e qytetarëve.

Të fundit