Flash News

KRYESORE

Kërkesa për dënim me vdekje për Zykajn; Shoqëria do të fshehë provën e dështimit

Kërkesa për dënim me vdekje për Zykajn; Shoqëria do

Masakra e Vlorës, që prej pasdites së të premtes ka shkaktuar reagime të forta dhe indinjatë të madhe në mbarë opinionin publik.

Madje, ka patur shumë prej atyre që kanë kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje, ndonëse sërish nuk do të shlyente aspak tragjedinë që shkaktoi Ritvan ZYkaj, duke u marrë jetën 8 personave të një familje, mes tyre 2 fëmijë, më i vogli 6 vjeç.

Ardian Ndreca, pedagog në universitetin ‘Urbania’ në Romë e komenton reagimin e qytetarëve për rikthimin e dënimit me vdekje si spontane. “Ajo rrjedh prej ndërgjegjes së keqe që don me zhdukë provën evidente që kemi dështue me i ba njerëz e me ba Shtet me ta”, shprehet Ndreca.

Reagimi:

Arsyen, të vetmen armë që do të duhej ta përdornin, e braktisin në ndryshkun e injorancës tanë jetën, kurse ato teneqet tjera i ruejnë ndër skuta për ditën kur do të triumfojë shtaza e egër që mshehin mbrenda vetes. Asht absurde me mendue se të gjitha shtazët e egra mund të dënohen me vdekje, në prani ose në mungesë! Sa herë që shtazët përgjakin agoranë tregojnë dështimin e misionit të shoqnisë dhe të bashkësisë së cilës i përkasin, prandaj dëshira me i ekzekutue pa vonesë nuk asht thjesht reagim spontan, ajo rrjedh prej ndërgjegjes së keqe që don me zhdukë provën evidente që kemi dështue me i ba njerëz e me ba Shtet me ta.

P.S. Nuk e quej Shtet atë arsyen procedurale që mbledh gëzhojat dhe numron viktimat, përfshi edhe vetë shtazën e egër.

Të fundit