Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Kërkesa për hapjen 100% të listave", Gjiknuri i kthen e-mailin Bylykbashit
Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, i është përgjigjur nëpërmjet një emaili, Oerd Bylykbashit, lidhur me propozimin e Opozitës së Bashkuar për hapjen 100% të listave.
Gjiknuri ka theksuar se mazhoranca është gati ta shqyrtojë këtë formulë, nëse ajo gjen pasqyrim në modelin e cilitdo shtet evropian që ka një sistem si yni dhe që ka adoptuar listat e hapura.
Më tej ai shkruan se referimi tek modeli është i rëndësishëm sepse ai është kriteri praktik që do na ndihmojë për të konkluduar rreth realizueshmërisë.
“Sikurse sqaruam edhe në mbledhjen e fundit, kërkesa juaj për hapjen 100% të listave të kandidatëve është e adresuar si hapësirë e disponueshme në formulimin e kompromisit të draft-amendamenteve kushtetuese të cilat ndodhen në procedurën parlamentare. Edhe pretendimi juaj për ruajtjen e medoemos të formulës aktuale të koalicioneve ka marrë një përgjigje në parim nga mazhoranca. Ne jemi gati ta shqyrtojmë këtë formulë, nëse ajo gjen pasqyrim në modelin e cilitdo shtet evropian që ka një sistem si yni dhe që ka adoptuar listat e hapura. Referimi tek modeli është i rëndësishëm sepse ai është kriteri praktik që do na ndihmojë për të konkluduar rreth realizueshmërisë së kërkesës suaj dhe rreth përputhshmërisë së saj me të mirën më të lartë, atë të zgjedhësve”, thekson Gjiknuri.
E-maili i plotë i Gjiknurit:
I nderuar koleg,
Mbledhja e fundit e Këshillit Politik në të cilën ju paraqitët zyrtarisht kundërshtitë rreth amendamenteve të pritshme kushtetuese, u konsiderua nga ne një mbledhje vërtetë e vlefshme. U qartësua plotësisht pozicioni juaj rreth tyre në sensin e implikimeve që duhen adresuar dhe iu hap de fakto rruga një diskutimi konstruktiv për të detajuar rregullimet e pritshme në Kodin Zgjedhor. Kundërshtitë dhe argumentat që ju përcollët nëpërmjet qëndrimit zyrtar, qartazi nuk i kundërvihen dhe nuk vënë as thelbësisht, as formalisht në pikëpyetje asnjërin nga formulimet e amendamenteve kushtetuese. Kundërshtitë dhe argumentat tuaja lidhen me formulimet e dispozitave të Kodit Zgjedhor, të cilat do të reflektojnë amendamentet kushtetuese. Këto dispozita nuk janë formuluar ende. Rreth tyre, ne kemi natyrshëm në këtë stad qëndrime dhe qasje të ndryshme nga njëri-tjetri, por prandaj është e udhës të mos humbasim kohë me propagandë frenuese dhe të përveshim mënget bashkarisht për të gjetur mundësisht një dakordësi të gjërë.
Në fazën aktuale të diskutimit, asnjëri nga ne nuk është në gjendje të argumentojë se hapësirat për këtë dakordësi mungojnë dhe pozicionet respektive janë të papajtueshme. Mua personalisht me duket se është e kundërta madje. Për këtë qëllim duhet që grupi të mblidhet e të rimblidhet me durim dhe frymë mirëkuptimi, derisa argumentat të shterohen dhe rrugët e dakordësisë të eksplorohen në frymën e arritjes pozitive të 5 qershorit.
Mazhoranca parlamentare i qëndron pikës së marrëveshjes që përfshin ekspertizën e ODIHR-it në rastet e kundërshtive në diskutim. Sikurse e mbani mend fare mirë, është mazhoranca që e ka vënë në lëvizje këtë mekanizëm në fazën e parë të punës sonë, kur opozita jashtëparlamentare bllokoi promovimin e barazisë gjinore dhe marrjen e masave proaktive për mbrojtjen e pjesëmarrjes së grave në politikë. Ekspertiza e ODIHR-it ishte shumë e dobishme, pavarësisht se opozita jashtëparlamentare e refuzoi edhe këtë ekspertizë dhe imponoi formulimet minimaliste dhe jogarantuese që u miratuan tashmë në ligjin elektoral, në emër të shpirtit të kompromisit nga ana jonë.
Gjithësesi, ne nuk refuzojmë dhe kemi besim të padiskutueshëm tek ekspertiza e ODIHR-it por ekspertiza e ODIHR-it nuk i përket këtij momenti. Ajo duhet pasi ne të kemi përfunduar (nëse pa sukses) ushtrimin tonë në kërkim të konsensusit për formulimet e Kodit Zgjedhor. Ekspertiza e ODIHR-it nuk mund të thirret për amendamentet kushtetuese sepse për to ne nuk kemi asnjë kontestim, për asnjë fjalë, për asnjë presje. Nuk kemi asnjë formulim konkurues, apo alternativ.
Sikurse sqaruam edhe në mbledhjen e fundit, kërkesa juaj për hapjen 100% të listave të kandidatëve është e adresuar si hapësirë e disponueshme në formulimin e kompromisit të draft-amendamenteve kushtetuese të cilat ndodhen në procedurën parlamentare. Edhe pretendimi juaj për ruajtjen e medoemos të formulës aktuale të koalicioneve ka marrë një përgjigje në parim nga mazhoranca. Ne jemi gati ta shqyrtojmë këtë formulë, nëse ajo gjen pasqyrim në modelin e cilitdo shtet evropian që ka një sistem si yni dhe që ka adoptuar listat e hapura. Referimi tek modeli është i rëndësishëm sepse ai është kriteri praktik që do na ndihmojë për të konkluduar rreth realizueshmërisë së kërkesës suaj dhe rreth përputhshmërisë së saj me të mirën më të lartë, atë të zgjedhësve.
Këtij qëllimi i shërbejnë edhe pyetjet që unë u kam parashtruar ekspertëve vendas, të njëjtëve ekspertë që na kanë hartuar dhe na kanë ndihmuar të miratojmë amendamentet e Kodit Zgjedhor, listën e gjatë të projekt/amendamenteve të ligjeve të tjera tashmë të përfunduara, amendamentet në ligjin për nëpunësit civilë, si dhe projektligjin e ri zgjedhor që do të kalojmë në vijim të punës sonë.
Insistimi juaj që duhet marrë më parë ekspertiza e ODIHR i shërben thjesht qëllimit për të bllokuar apo zvarritur në kohë miratimin e amendimeve kushtetuese. Këshilli Politik është krijuar si forum konsultimi me ju për realizimin e reformës zgjedhore dhe jo si intrument bllokimi. Referencat tuaja në dokumenta e marrëveshje nuk kanë të bëjnë me amendimet kushtetuese për aq kohë sa dhe ju nuk keni asnjë kundërshtim në lidhje me to por jeni në dukje të shqetësuar për mënyrën se si ato do të sanksionohen në Kodin Zgjedhor.
Nisur nga fakti se këto amendime janë për votim në 30 Korrik 2020, duhet të presim miratimin e tyre dhe më pas të fillojmë punën për reflektimin e tyre sa më shpejt në ligjin zgjedhor. Mendoj se kjo duhet të jetë e vetmja qasje jo paragjykuese dhe konstruktive në frymën e asaj që kemi realizuar sëbashku deri më tani.
Edhe pas dhënies së dakordësisë nga ana juaj, mbledhja e ardhshme e Këshillit Politik është ditën e martë 28 Korrik 2020, ora 11:00.
Faleminderit,
Damian Gjiknuri
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38