Flash News

KRYESORE

Kërkesa për tërheqjen e ushtarëve amerikanë, DASH i përgjigjet negativisht Irakut

Kërkesa për tërheqjen e ushtarëve amerikanë, DASH i

Iraku i kërkoi sot SHBA-ve tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga vendi. Kryeministri irakian Adil Abdul Mahdi zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Në bisedë Abdul Mahdi i kërkoi Pompeos që të dërgojë një delegacion nga SHBA-ja në Irak dhe formimin e kësaj strukture.

Pas kërkesës së kryeministrit irakian vjen përgjigjja e Uashingtonit.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus tha sot se çdo delegacion që mund të shkojë në Irak nuk do të diskutojë për tërheqjen e trupave, raporton Zëri i Amerikës.

Zëdhënësja shtoi se duhet duhet hapur një diskutim mes dy qeverive, jo vetëm për çështjet e sigurisë, por edhe për partneritetin ekonomik, financiar dhe diplomatik.

Të fundit